Ti meteor lirie – Ali Halim Tahiri
Ti meteor lirie
Vetëm njëzet e dy pranvera.
Aty ku lozej valsi për çlirim.
Sa bukur të rrinte kapela.
E, U.Ç.K-së me at mbishkrim.
Në ç’do anë me shokë marshove.
N’shumë beteja si titan.
Si rrufeja n’Shqipëri shkove.
Me sjellë armë si luan.
Herë në Kleçkë herë n’Rancë t’Reçakut.
Bash si pushka Ali Binakut.
Si meteor lëshon kushtrimin.
Puthë flamurin jep betimin.
Gjithandej trimi lufton.
Në Koshare Mejdiu shkon.
Aty mali ku ushton.
N’shekuj dhimbja ku na shpon.
Murit ndarës i erdhi fundi.
Krenaria malet shkundi.
Betejë e ashpër është zhvillu.
Mejdi -Korri është fliju.
Ti pishtar lirie Mejdi Korrani-Korri.
N’gji Tropoja ty të mori.
Pranë varrit te Bajram Curri.
T’pushoj zemra hero guri.
Rreze dielli i lirisë.
Shtatorja t’shkëlqen n’Pozheran të Vitisë.
Nderë i dhe gjithë Arbërisë.
Gurthemel i shtetit të Dardanisë.
(Dedikuar,dëshmorit të kombit.
Mejdi Avdulla Korrani- Korri.
Lindur,
13.11.1977 në Pozheran të Vitisë.I t’bardhës Liri 19.04.1999
Ra për t’mos vdekur kurrë,në Kosharen Legjendare)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
13.04.2021