Une e dua lumturine… – Laureta Poga
Une. e. dua. lumturine..
UNE e dua LUMTURINE..
Ejani…s’ ma merrni dot !
UNE e dua. DASHURINE..
Nuk dua ta qaj me lote !
M’ lini syte ta shoh , te mos vuaj..
M’ i lini duart, ta perqafoj ne dhe te huaj !
Celmani porten..te hyje PRANVERE !
Ta shoh SHQIPERINE..nuse dhe njehere !
Vitet po me ikin dhe une nuk pres dot..
Deti, cunam po ngrihet, nga te shkretat lote..
Lava ,si vullkan leshohet dhe pervelon..
Mos vononi …Ngrihuni, clironi NENEN tone !
Dua, ne buze te detit te kendoj..
Te luaj me valet, te vallezoj..
Te shtrihem mbi reren e ngrohte..
Dhe, per te ardhmen te enderroj !
Nuk dua hua…as te jap..
E di kjo zemer e ngrate..
Boll u lodha dhe luftova..
Me ne fund, asgje s’ gezova !
Se, jam pa toke, pa Atdhe..
Si nje dele e larguar nga nje kope..
Te TY, moj , NENA IME, zemra me ngjit..
Aty ku kam lere, te jap shpirt !