August 7, 2024

Vrapojmë për të ndjekur ëndërrën – Zoica Gjolla Popi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lexues te mi,që adhuroni poezine time.
Dua të publikoj komentin e një lexuesi Klass, enciklopedik,që na dhuron mua dhe Agimin dizajnin e fotove tona!
Nderim vëllazëror familjar, Simon Cori.

MIRENJOHESE!

“Analistat e lart permendur nuk gabojne ne analize artistike poetike! Ti Je pajtorja e qiellit dhe e tokes, ku deri ne univers tingèllon bukur çdo Germè e poezise tuaj! Mjeshtre e mire e pèr qetesine e zemres , shpirtit, dhe rrelaksin e muskujve te truppe njerzorè!
Suksese te metejshme e bukura mike e motèr Zoica Gjolla Popi ! Energia e jetes bashkèkohore pèr poet e poete si ti ka nevoje!!!”

Për të gjithë ju,njëra nga poezitë e librit” Magjia e simfonisë”që me shitjen e çmimit 500 lekë për Shqipërinë e 5 euro për Kosovën kalon për Bamirësi.
Festë me dhurata në qendër
fëmijësh me aftësi të kufizuar.
Një buzëqeshje më shumë për Engjëjt në tokë,me nismën “RrezeAlba!”

Poezi

Vrapojmë për të ndjekur ëndërrën

Çfarë kërkon akoma nga mua?
kur isha valë
më mbështolle me shkumbën e
të fuqishmes dallgë
kur isha rërë e imët , ngrohur në rrezartat të dritës së shpirtit
më ngurtësove në shkëmb
kur të zgjova një yll
ma fshehe nëpër re.

Të kërkoj
kërkoj diçka të harroj
por a mundem?
sytë e përlotur
një shpirt që pulson dhe unë e kam
Je…….. a jam…. s’je…… a s’jam?

E laga fustanin blu…. në mē të errtën blu të vetmisë
dua ta heq këmishën e harresës
në dënesë malli përtypet
me pafajsinë e tij.

Lërma lotin….. e kripur të rreshqasë
mos ma thajë në faqet
e skuqura,që i morën ngjyrën e aromën një trëndafili!

Lërma psherëtimën
të më heqë dhimbjen
në rëndesën e gjoksit
për kokën tënde
mos më thënçin në emër
do ta marr me gurë përpara.

Do ta ve me shpatulla mbas murit
le të hijëzohet
le të fshihet
le të mallkohet!

Mos qofsh vetem….
në dhe e gjuhë të huaj
Ku je…… ku je ti?
kur losnim e qeshnim si fëmijë?

Shkundu i dashur
kujtimet lëri le të flenë
në prehrin e harresës së lodhur
Shëëët….. shëëët
mos i zgjojmë…….
hape derën ngadale…… pa zhurmë

Nëma dorën
le të jetë vjeshtë
mos i merr nuancat e saj……
lërmi mua…..
mbi gjetherënat vrapojmë
edhe pak shpirt
mos u lodh
Frymo
për të ndjekur
ëndërrën!

Dizajni S. Corri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com