Lulja e shpirtit – Zoica Gjolla Popi
Pershendetje miqtë e mi të mrekullueshem!
Në kopertinen e librit” Magjia e Simfonisë” kemi publikuar komentet nga:
Prof. Zekeria Idrizi
Një perlë e rrallë, e jashtëzakonshme, që kaq mrekullisht shpërfaq një mesazh mjaft domethënës, që thyen kufijt e kohës dhe hapësirës, duke marrë ngjyresë universale, gjithënjerëzore. Ju lumtë pena që kaq bukur keni qëndisur këtë margaritar letrar poetik, e nderuar poete, zonjë Zoica! Komplimente nga zemra!
Prof. Qemal Guri!
Një mesazh i sentitizuar nëpërmjet një emotiviteti aq ndjesor, sa nuk ka mundur të mbetet vetëm brënda njeriut krijues, por është mjaltuar me pasuri figuracioni.
Mirënjohje! Zoica!
Për ju te gjithë,që më keni inspiruar me vlerësimet tuaja!
Poezi
Lulja e shpirtit
Mos ma këpusni
gonxhen e trëndafilit
se e ka emrin
lulja e shpirtit!
Eh…… e vaditur me lot!
A nuk lindin të gjitha
mrekullitë mes dhimbjesh?
Nuk jam e vetme e shkretuar
në melodi e përmalluar
në lot mbuluar
e lotuar.
A nektari ia lëshoi aromën trëndafilit
apo petaleve një nga një
i mbeti në buzëputhura
pushi i tij?
Thoni si të doni
mendoni cfarë të doni
unë e di
sekush nga ne e ka
një lule shpirti
Se lotin pikëvese
në ngjashmëri rubini
e kemi njësoj.
Ah dënesa sado
të fshihet nëper skuta
nuk mund të durojë
lëshuar në zjarrin e gjoksit
nuk mund të pushojë.
Se na dhimbset ky shpirt
plot dashuri e dritë
mos u çudisni, ju
rrezefeksurat Planete!
Se paskemi një Jetë
e duam në cdo moment
nëpër dallgë e oqeane
rerenxehtë brigjelagur
me syte mbyllur
ashtu të shtangur
si ata zogjtë pendelagur
mbi shkëmbinj kripe latuar
Ejani,të ulërasim!
Jetë o Jetë të duam!
Ç’i hapi gonxhja petalet
aromë mbushur trëndafili
u harlis lulja e shpirtit
mes lules së kujtimit
e freskët gjer në perjetësi
me Ju…. me mua
mbeti aty!
Per ty!