Bilbil kengetari – Godo Mehmetaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bilbil kengetari
O bilbil gjuzari
lart ne ato vende
sa here vjen behari
degjoj kengen tende
Ne ato burime
me uje te kulluar
thellezat degjojne
kengen kane pushuar
Arave te mbjella
majave e fengjeve
shesheve me lule
pemeve e lemenjeve
O bilbil gjuzari
ate kengen tende
ne prill e ne maj
e degjoj me endje
Mi trego dhe mua
qe ti shkruaj vargje
bilbil kengetari
shpirtin ma kenaqe.
Nga Godo Mehmetaj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com