Flaturoi n’janar t’lavdisë – Ali Halim Tahiri
Flaturoi n’janar t’lavdisë
N’Janar t’acartë,te lagjja e Gavranit.
Trim Reshat Ymeri,
djalë i Zeqë Gjilanit.
N’ilegale,është betu.
Për atdhe me luftu.
Në ç’do shtëpi,n’lagje po shkon.
Rininë mirë,po e organizon.
Dojmë me dalë në protesta.
Se Serbia po ban festa.
Me dhunë,naj morri kushtetutën.
Nesër n,magje naj merr bukën.
Na kështu s’bën me duru.
N’demonstatë,duhet me u çu.
Milosheviç i krajlit Serbisë.
Ne jem t’bijtë, e Shqipërisë.
Nuk durojmë,me u poshtru.
Se kem adet,me u dorëzu.
Poshtë Serbi po bërtasin.
Se ne shqip,këtu do flasim.
Se Kosova është e jona.
Gjallë për s’gjalli sta dorëzojna.
Valon shqiponja,me dy krena.
Nga lashtësia,këtu ne jena.
Kështu vlonë,gjaku te Shqiptartë.
Se n’Iliri jemi të partë.
Djalë i njomë n’trup i kalitur.
Nga nënë Eshtrefja ai i rritur.
Kështu at ditë ishte qëndisë
Si shtizë flamuri i lavdisë.
Atje ku tregohej trimëria.
Shpejtë po shkojnë milicia.
E dashti plumbi këtë engjëll n’kurorë.
Me ju ba Gjilanit dëshmorë.
Në flakë t’janarit,trimi shkon.
Kadriun,Nuhiun e Rexhepin,i takon.
Gjak të njomë i dha lirisë.
Për me shku te burrat e lavdisë.
Kalvarit trimave,ju bashkangjit.
Në Gjilanin historik.
Në Janarin,e njëzetë e nëntë,t’vitit nëntëdhjetë.
Ra Reshati,mos me vdekë.
Me trup t’njomë e ftyrë të kuqe.
E ke ba Kosovën nuse.
Je n’bust bronzi,o hero burri.
N’kodër dëshmorëve
t’valon flamuri.
(Kushtuar dëshmorit të kombit.Reshat Zeqir Ymeri.
Gjilanasi i cili fitoj pavdeksinë me 29.01.1990,duke kundërshtuar marrjen e autonomise së Kosovës,nga shteti gjakatar i Serbisë)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri.Veriore
19.12.2020