Dashuria për përroin – Muça Vladimir
POEZI TANKA për ju dashamirës në këtë ditë.
Dashuria për përroin
Në lot m’u plazmua
Në kujtesë të fëmijërisë,
Nuk më përket më mua;
Librave poemë për breznitë.
Rëra e Spillesë
Shkëlqim i zmeraldë.
Poezia atje më lindi,
U ngjiz me tingullin e sajë,
Në qiellin e grisur.
Në horizontin blu
Dielli bie të flerë.
Mbi detë re e kuqërremtë
Si vela e një varke,
Peshqit ninojn në leshterikun e valëzuar.
Detë,djep i ëndrrave,
Tek ti frymon
Gjithçka horizontëve.
Në përdëllim falem
Gjymtyrëve të tua.
Inertëve të hedhura
Po ikën ranishtja
Me angullimën e humbjes.
Currilat nisin vajtojcën,
Shpirtërat e detit pluskojn mbi te.
Pëllumbat u kthyen
Me lirika nër sqepa.
U shkruan epose rrenacake,
Korbi i Edgar Poes mbet
Me krakëllimën e tijë.
Pikuan lot gjethet,
Luleshegën e mbyti vetmija.
Çdo gjë u gdhend
Në zjarr të shpirtit,
Kur ipte shpirt kumuria.
Rrap i Ballijes
Mirë se të gjeta.
Shpirti më fluroi,
Në kamuflazhin tënd
Më ngjize zemrës dashuri.
Në mes pyllit të lartuar,
Një zog i dëshpëruar,
Pa fole e gjindje rrethuar.
I thashë: dëshpërimin ndaje me mua!…
Ai shpejt u shenjtërua.
Shok i çdo ane
Eja pranë një çadre.
Krijues do gjejsh
Gjer vonë duke mbllaçitur
Natyrisht prodhime letrare.
Që në projekt
Parlamenti i Ri,
Vështron qiellin.
Në shkallët e Pallatit
Shtohen rradhët e lypsave.
Nga libri”Ekuinoks”