August 6, 2024

Dhe…s’ka më bukur..! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dhe…s’ka më bukur..!

Asgjë s’do doja të shihja më të bukur se ty,
Ty, ëndrra ime që nga pas më ndjeku,
Shumë gjera të bukura pash, botës me sy…
Por zemra as dora, me zemër si preku !

Për ç’farë të rrah zemra ty, o miku im ?
Mustaqet vesh më vesh, sa bukur përdredhur !
Për drurët dhe gurët e rëndë të vendit tim…
Për vallën e yjeve, netëve bukur hedhur ?!

Unë dhe ti, o mik…një fat pak më ndryshe,
Ti, mustaqedredhur, gojën vesh më vesh !
Unë, mbi një copë letër, në lojë me dallëndyshe…
Qiellit të atdheut, atje do t’më gjesh !

Musa Dushica, 22. Prill, 2019
( Pamje nga vendlindja ime )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com