August 9, 2024

Jeto tani… – Merita Çyrbja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeto tani…..

Nëse mund të jetoja edhe njëherë tjetër,
nuk do të jem më perfekte,
për sy të botës…
(Sa gjëra që kam dëshëruar s’kam bërë….)
Nuk do të më gjejnë ata që rrokullisin fjalë…..
Do të jem,
në majë të malit ku përqafohen retë,
me diellin në perëndim, për të puthur horizontin…
Do të ec zbathur barit me vesë si rruzuj diamantësh,
duke mbledhur lulekujtesat herbariumit…
Ngjyrave stinore nga pranvera në vjeshtë.
në fole dallëndyshesh do më zerë më pas gjumi…
Vetëm, në kafenetë buzë rrugës ulur me të panjohur,
me të qeshurën çlirimtare syve të rastësishëm e të pangopur…
Të dashur, të njëjtin do kisha zgjedhur…
Të kohës së ikur,për kohën e mbetur…
“Nëse”…Askush se ka gjetur …
Jeto tani… i thashë ëndërrvetes……

MERITA ÇYRBJA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com