Rruga e kurbetit ! – Haziz Hysa
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Rruga e kurbetit !
Kur e kujtojë nisjen
E rrugës së kurbetit!
Trupi ende më rrënqethet
Prej sikletit dhe dertit.
Këtu ndanim edhe bukën
Me krip dhe djathë!
Ngopeshim barkun
I vetmuar mbrëmjeve.
Punonim dhe heshtnim
Para derteve dhe urdhërave.
Për familjen dhe Vendlindjen
Nostalgjia çdo ditë gufonte.
Tri dekada jetë kaluan në kurbet.
Për të vetmen gjë krenar !
Atdheun u mësuam ……
Më shumë me e dashtë.
Të ndjerët kurbetçar
që nuk janë më gjallë!
I kujtojë me mall e lot.
Shkurt jetuan,vepra e tyre plotë.
Oh sa e sa herë…..!
Na mungojnë fëtyrat e tyre.
Me mund Sizifi mallkonin
Jetën larg Vendlindjes .
Mynih. 22.04.2021.Haziz Hysa
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com