August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sensual dhe i butë …

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
dehmë me qelibarin kremoz të indeve të tua,
e unë avuj’’hipnotik’’do nxjerr nga qumështi im,
të humbasësh në shtigjet e afshta të trupit tim.

Dhe gjarpëro nën lëkurë i dehur me vetbesim,
luaj lojën e dashurisë me bozhurin intim,
petalet prekja lehtë ,me drithërima mishtore,
me prekjen e ëmbël të ekstrakteve qelizore.

Nëse kërkon të ndiesh forcën e erosit femëror,
thithëro majën e eksituar të biskut ëmbëlor,
fërkoja me nyje gushën,njësoj siç e fërkon era,
aromën provokative me përkëdhelje rrëmbeja.

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
përfytyromë lule parajse,mbirë në buzët e tua,
që s’mund të gjelbëroj stinëve pa avuj ngrohtësie,
që vyshkem po s’hodha rrënjë në tënden korije.

Se në korijen e gjirit tënd, ndihem grua epike,
njësoj si Idunn,hyjnesha legjendare Nordike,
mollën jeshile-simbol të fatit të zotave kam unë,
fatin e njerëzimit në djepin e shpirtit përkund.

Kujdes i dashur,kujdes kur bën dashuri me mua,
kur pikoj pjalm çudibërës për rrënjët e tua,
si hibiskusi i bardhë ke mbirë në eshtrën time,
kujdes i dashur,nuk e duron tërbimin palca ime !

©copyright reserved Mimoza Çobo

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com