Kush jeni ju – Ali Halim Tahiri
Kush jeni ju
Pashë njëmijë ëndërra reale,
në qytetin e njëmijë dritareve.
Se përfundimisht gjeli n’karrocë ngordhi,për popullin e bardhë.
Më duket se po dridhet toka,në sh’pate.
Nga urrejtja patologjike,për popujt që nuk janë si ata.
Menduan,se nuk i takonim kësaj toke.
Aq më pak nuk e dinin veten,se ishin me flatra t’zeza.
Herakliti kur zbuloj zjarrin,gaboj rëndë.
Që nuk njohu,këtë popull kuajsh pa frena.
Ç’do kush që mendoj,me lavru n’tokën tonë djerrinë.
As që arriti kurrrë,të mbjelle e të hajë vetë.
Sepse djepi dhe toka jonë,janë puthë bashkë.
Dhe kurrë nuk do të ndahen,pa mbaru universi.
Për ate është bota e jonë.
Se kur u krijua,u ndërtu së bashku me ne.
Dhe ne do të jemi kujdestar,në spektaklin natyror.
Ndërsa atyre do ju dalin,sytë nga streha e ballit duka parë të kqijat e veta.
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
25.04.2021