Mërgimtar në vendin tim – Elmira Tafa
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mërgimtar në vendin tim
Rrugë të gjatë paske marr
Mërgimtar o mërgimtar
Ike dhe le mbrapa shtëpin
Emigrant në vendin tim
Ike për më tmirën jet
Si zogjtë që lënë folet
Ëndrrat që kishe thurur
Ikën për t’u kthyer në pluhur
Vërtet ishte vend i ri
Ku nuk njihje asnjeri
Tjetër gjuhë tjeter zakon
Emigrant jemi në vendin ton
E kthej kokën gjithmon pas
Nga malli zemra sa splas
Shtëpia e parë në ëndërra del
Aty kujtimet seç kan ngel
Porsi flutura larg fluturova
Në vëndin tim emigrova
Dhimbja shpirtin ma vret
Je emigrant në vëndin e vet
Autore
Elmira Tafa
24,,04,,2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com