Po s’u ribashkuam me ty, Shqipëri – Xhelal Hoxha
Shkruan:Xhelal M.Hoxha
Po s’u ribashkuam me ty, Shqipëri
Ti Shqipëri, imja kryefjalë,
Shenjtëri dhe toka ime mëmë;
Simbol, emblemë ime e lindjes dhe vdekjes!
Jeta nuk do të më dhimbset fare;
ndonëse vdesim: unë-ti; burra-gra; nënë- fëmijë,
për ty, SHQIPËRI?!
Vetëmse, do të më mbetët peng në zemër;
sytë qelë do të më mbesin:
Po s’u liruam, e po s’u ribashkuam me ty, SHQIPËRI?!
Shpirti i thotë zemrës
e zemra i drejtohet shpirtit;
ndonëse shpresa do t’na vdes e fundit…
Dhe për këtë tokë të shenjtë
Do të mendoj, mbroj , çmoj e do të dua…
Gjithnjë do të punoj, vlerësoj e fort besoj, për ty:
Betohem, për këta dy sy !
“Ty Shqipëri: Të kam Babë e nënë
Ti më je mua, diell e hënë!”
Ti më je imi shpirt,
Dhe” errësira” te ty më ngjanë në dritë!
Me ty, e për ty, dua që t’jetoj …
Në fund te ti, dua që të vdes:
Në tokën tuaj, të mbuluar me dheun tënd!
Unë, në çdo kohë përsëri do të dua,Shqipëri…
Dhe do të ringjallem përsëri”…
Do të jetoj, punoj e veproj
“Sikurse një, SHQIPONJË mali;
Si një, pëllumb i bardhë deti;
Porsi bleta punëtore:
Te ti, vetëm te ti, due t’fluturoj !”…