E verbër jam! – Donika Gjura
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
E verbër jam!
*
Krijesë e verbër jam,
Nuk shoh me të dy sytë,
Kur loti më pikon,
Errësira m’rëndon n’qerpik..
Nuk shoh lulet kur çelin,
As bletën kur thith nektar,
Nuk shoh dritën e Diellit,
E Hënën kur bie mbi mal..
Sa dua ta shoh Qiellin,
Kur e mbulojnë retë,
Por nuk shoh as pemët,
Kur sythet shpërthejnë..
E tash, asgjë nuk shoh,
Jam në errësirë,
Zoti më dha këtë zë,
E zemrën me dashuri..
Mos më përbuz o njeri,
Zoti dhe për mua mendoi,
Më dha zërin e bylbylit,
Të dal në skenë e t’këndoj!
Autore Donika Meta Gjura!
Dt 23/04/2021!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com