Lypsari – Muça Vladimir
Lypsari
Nën talljen e manikinëve
Bashkë me një qen rrugaç,
Dielli leckat e trupit i’a than.
Thurur mes zheleve
Me zërin e shpirtit nga zemra rrjedhojë,
Nër mërmërimet e diellit thirrmon:
“Kush zantë diellin
E zantë buka e shpirtit”.
Me orën diellore ai lëviz,
Nga një rreze e pakët
Në tjetrën më shum ngrohtësi,
Me lutjen e përditëshme si qeni tijë,
Me mërmërime nga i fundit shpirt:
“Kush zantë diellin
E zantë bukë e shpirtit.”
Nën manikinë,
Në dritë arë ngjyer
Një jetë njerëzore lëviz,
Shpirtin zvarrit;
Si një fëmijë i mjerë,
Lënë rrugëve pa gjind.
IMPORT
Në arat e Kolzës dhe Ftadonës
Erdhi fundvjeshta.
Me të korrat e pambjellë
Dimëri ja mbërriti hambarëve në uri.
Nga importi me transoqeanik,
Do sjellin mbetur nga mijtë
Grurë Kanadaje,
Me siguri.
DHIMBSURI NËNE
Me ninull nëna më vinte në gjumë,
Kur në arë që herët shkonte.
Por kur qante një zogth gjëkund,
Nga shpirti nënës dhimbja pikonte.