Për një copë jetë… – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Për një copë jetë…
Koha kalon fare pa u hetuar…
rrjedh si uji i lumit për tek deti
ecë veç përpara, pa u menduar
na mbetet barë përmbi shpinë
halli i mbijetesës dhe derti…
Edhe plakja duket hapur…
mosha si metili jonxhën e ka kapur
nga albumi i vjetër, ngjitur në fletë
fotoja e zverdhur në kalim kohe
të flet pa zë për një copë jetë…
© K. VELA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com