Ti këndo… – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ti këndo…
Këndo zanë e bukura zanë
Me zërin tënd si bilbili
Aty në degën e një molle
Nga meraku çel trëndafili
Borziloku derdhet n’erë
Nga dashuria e një belholle
Majit të luleve me aromë
Vetë zambaku e vë kokën
Dhe përkundet n’andrra gjini
Përmbi mollat me aromë
Të një shpirti me plagomë
Ç’po gufon dhe kraharori
Nga rrahje zemre me rëmbim
Për dashurinë e tij të vjetër
Që s’e la kurrë në harrim…!
© Kasam ShAQIRVELA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com