Gjethet e vjeshtes – filozofi e jetës – Luan Kalana
Gjethet e vjeshtes – filozofi e jetës
…”Lulet e bimëve,të pemëve janë “vello e nusëris”,gjethet e vjeshtës janë kostumi i peisazhit piktoresk,të moshës tënde Njeri,andaj ,gëzoju lules dhe gjetheve kuqremte ” -Lumeka
Në stinën e ftoht të dimrit
Kur pemët zhvishen lakuriq,
Hedhin rrobat e tyre përdhe,
Ju lutem mos shkelin gjethet,
Të pakten mos i hidh në plehrat,
Groposi në dhe* humus për tokën,
Ashtusi shkollorët,i fusin mes librave,
Mbaji relike të emrave të pemëve.
Se mes tyre mijra-mijra ,je dhe Ti,
Dikur lule,gjethe ngjyra ylberi
Ashtu si gjethja e një pemë,
Koha të le pas,njeri pa emër.
Gjethet do te celin përsëri ,
Mes tyre,nuk do të jesh më Ti ,
Andaj gëzoju lules ,
…dhe gjetheve kuqremte !.
@ Lumeka -Florida SHBA.