Lajmëtari i lirisë n’Gjilan – Ali Halim Tahiri
Lajmëtari i lirisë n’Gjilan
I pa gjunjëzuar kurrë.
N’beteja bashkë me flamur.
E dashte Shqipërinë,ti i madhi burrë.
Zilinë ta kanë,dru e gur.
O nderi i kombit,mulla Idriz Gjilani.
Komandant i luftës,vigan legjendari.
Me pushkë n’krah e Kur’an n’dorë,prijës vatani.
Ti Rilindas i Dardanisë hoxhë dijetari.
Luftëtarë i betejës së Kitkës.
Bashkë me fatosat në ditën e shqipës.
Pushka e juaj i dha nderë Zarbincës.
Ti fanar lirie,ylli jonë i dritës.
Uragan i fjalës n’kohë të kryengritjes.
Pushka jote vulë,me plot besë.
Ti biri fisnik i Velekincës.
Trim,me gjoks fortesë.
Pesëdhjetë vjet më vonë.
Në Gjilanin e bukur,flamuri t’valon.
Shtatorja e jote n’shekuj do jetonë.
Ka flitet shqip,historinë ta shtrojmë.
Pusho i qetë,n’tokën me liri.
Amaneti i radhës gisht e sy n’Preshevë e n’Çamëri.
Bashkojmë gjeografinë edhe me Malësi.
Me Shkup e Tetovë, me nënën Shqipëri.
(Kushtuar,luftëtarit të Shqipërisë Etnike,heroit të Kosovës dhe gjithë Shqipëtarisë, mulla Idriz Hajrullahu-Gjilani.
Trimit të Karadakut legjendar,i cili nuk e lakmoi jetën e parë për as një çmim vetëm të jetësohet Shqipëria Normale)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj Viti
Shqipëri Veriore
O4.05.2021