August 10, 2024

Dedikimi – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Poezi nga, Kasam ShAQIRVELA
DEDIKIMI
Mbase dhe vetë poezia
që është me dedikim
kujtimin e ka të gjallë
andaj dhe nuk të lë shteg
as për një të vetmen fjalë
lotin e syrit në qerpikë
malli nuk e lë të bie,
plaga e zemrës
së therur me thikë
jo, s’rri në hije
edhe dhimbja mal
e shpirtit të lënduar
këtë dot s’e ndal,
ky peng i një dashurie
të papërfunduar…
i një jete të pajetuar
këputet si petale,
dhe, një idilë rinore
papritmas u shkëput
aty, në lule të jetës
si një meteor…
që digjet në vete
udhës pa kthim
në fikje të një jete,
të një akti sublim
ah, kjo këputje flete
fort me dhimbje
e me ngut…
ra nga gjerdani
i yjeve kurorë,
shpirtit të vrarë
një pjesë e vet
seç iu këput!
© Kasam VELA

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com