August 10, 2024

Dhuroj! – Fiorela Kofsha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dhuroj!

Dhuroj gjak për një person
sepse ka shumë nevojë
për këtë gjë nuk duhet,
ndonjë përvojë
t’ia jap gjakun, ta ndihmoj
me këtë rast, nga e keqja e shpëtoj
ndihmën që i kam dhënë personit,
kurrë nuk do ta harroj
kur të shërohet, do ta përqafoj
gjithmonë, miku im do jetë
unë këtë person, përherë do ta çmoj
nga ndihma ime, personi, një jetë të shëndetshme do ketë.

Dhuroj një gjë të rëndësishme
me këtë, unë bëj vetëm mirësi
përveç dhënies së gjakut, dhuroj çdo gjë timen
“Të dhurosh, është kënaqësi”
me këtë që bëj, tregoj veç dashuri
gjërat e mia, për vete, nuk i mbaj
me të tjerët, unë i ndaj
kështu jam gjithmonë, gjithçka dhuroj
më pëlqen kjo gjë, shumë e preferoj.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com