Dola malit – Landri Xhemalaj
Dola malit
Dola një ditë nga mali
Ç”ma ka ënda që të shkoj
Të shoh lulet e beharit
Nëpër gurë tek lulëzojnë
Të dëgjoj zile këmborë
Culës kur i fryn bariu
Të ha një copë djathë të njomë
Të shplodhem ku fryn veriu
Ç’u afrova te një tëndë
Çape,çape, qetë, qetë
Veshi ç’më zuri një rëngë
Pikë gjaku nuk më mbet
Vrapova si i marrosur
Hapi,hapin nuk e pret
Sorkadhja si e plagosur
Loti syrit mbyt rreket
Sorkdhja si e sëmurë
I flas e nuk mar xhevap
Zbardh si gëlqerja në mur
Sy e ball që digjen flakë
E pyes -ku të ka marrë plumbi
Po çfarë thua-o i marrë
Nuk di si më zuri gjumi
Dhe në ëndërr paskam qarë
Plagët që kamte në shpirt
Më dhembin si duroj dotë
S’kanë hilaç e s’kanë shërim
Jap e jap i laj me lotë
Hilaç për plagët e tua
Do të bëhem,do të tretem
Lotët që rrjedhin si krua
Rrëke mbi mua të mbeten
Vlorë 06:05:2021