Drita e rrezeve – Brahim Avdyli
Brahim AVDYLI:
DRITA E RREZEVE
1.
Midis shkrepave
e askund tjetër rrugë
pos këmbësores sate,
sa dhembjet të ngrehin
në një gropë honesh.
Në qoftë se e ke
zemrën e fuqishme
e sytë i mbanë të skuqur pa lot
do ta zbulosh papritur
vijën e dritës sate
para lindjes!…
2.
Nuk shkon andej
kah të ngrehë dhembja
as errësira e të kaluares së kobshme,
i mbyll veshtë pa lëvizje
që të mos i dëgjosh
vitet që të ndjekin pas
me ulurima shkatërruese,
ke arritur prore i gjallë
në fund të qëllimit jetik!…
3.
Edhe po të zbrazësh
vagonin e lotëve
nga qenia e juaj e shukatur,
nuk do të paguhet
kurrsesi
grushti i rrezeve tuaja-
rrezet
që do të shkrihen në Diell!…