Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri
Kujdes se koha ikën
Ku do të mbetësh ?
Në kujtimin e përjetshëm
Tê atyre që menduan ndryshe dhe të panë ndryshe.
Në arenë burrash me sy drejtuar nga t’i
Kujdes, sesi e mbyll skenën teatrale, mund të jetë imazh i dëmshëm për ty.
Nuk është forcë intelektuale
t’i shpalosësh të bëmat e shtëpisë
para publikut .
Çasja jote s’është gjë tjetër pèrveç se viktimizim.
Të urdhërosh nga karrigia,
nuk do te thotè mbështetje në siguri.
Nuk na duhen njerëzit e bezdishëm
Që kanë më shumë muskuj se mend.
Nuk të bëjnë njeri gradat as paletat.
Shkenca i do hulumtuesit e mirëfilltë.
Vetëm edukata, mirësjellja kanë qëndrim njeriu.
Për të ruajtur imazhin e shtëpisë
Gjeje formën e qortimit adekuat
Sepse çerrja jote nuk është burrëri
Forca e dialogut është mençuria.
Autoriteti nuk matet me ngritje zëri
Me përgojime e paragjykime kuturu
Ecja në teh thike nuk të vë drejtësi.
Mbaje mend,
në jetë, në punë, në luftê dhe paqe, ka vetëm njè fitimtar – I MENÇURI që nuk je ti.
Valbona R.Hadri