August 3, 2024

Nostalgji për pranverën – Albina Ceka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Autore Albina Ceka Albania.
Tema Nostalgjia!

Nostalgji për pranverën !(2021)

Pranverë je kthyer në nostalgji,
pritja për ty dikurë ishte e shkurtë,
ti kthehej çdo vitë e bukura stinë,
plot lule e gjelbërim në të bukurën fushë.

Pranverë e magjishme e bekuara stinë,
shpërthe të lutem, gjithë bukurinë,
hapi petalet me ngjyra shumë ,
mos na lëre të na djegë malli më shumë.

Eja shikoje botën me sytë e tu!
Njerëzimi të vdekur po numëron shumë.
Eja se ndoshta ke me u pendu?
Pa ty njerëzimi po flenë të rëndin gjumë.

Sivjetë i harrova të tjerat nostalgji!
Pranverë kush ta preu rrugën përsëri?
Me shpirtë po thërrasë, pranverë eja ti!

Pranverë je kthyer në nostalgji.
Pranverë e ndaluar ishe vjetë,
nga ky virus që po bën kërdi,
pranverë e ndaluar dhe sivjetë,
ndoshta vdekja akoma nuk ashtë ngi.

Pranverë shumë e vonuar je sivjetë,
e ndale të bukurën maggji shpërthimë,
ata pakë lule që sivjetë ke çelë,
me akull petalet jua ke mbështjellë.

Albina Ceka autore Albania
15/04/2021
Itali

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com