Trimi i Republikës – Ali Halim Tahiri

Trimi i Republikës
O gjeneral-major i Malishevës s’Karadakut.
Me t’bijtë e Dukagjinit t’Llapit e t’Gollakut.
Të Shalë Bajgorës t’Shqipërisë t’Iliridës e t’Malësisë të rreshtuar n’kalvarin e ushtrisë.
Ju dhat kushtrimin për tokën e Shqipërisë.
Liria e gëzoi kupen e qiellit.
Nga nëna Merrushe që dha dritën e diellit.
Me trimërinë e djalit të hoxhë Ramadanit.
Lirshëm shetismi edhe në buzë t’Vardarit.
Ti Kosovë me Shqipërinë mëmë.
Mbaj në gji gjithë dëshmorët e rënë.
E shtrenjëta Dardani dymijë vjet kërkove liri.
Për ti dhënë nderin t’lashtës Iliri.
Loti mos u ndaltë deri në amshim.
Abdulla Tahiri bir i kombit tim.
O hero argat i tokës sonë.
N’flamur t’përjetësisë të kemi gjithëmonë.
(Kushtuar dëshmorit të kombit heroit të Kosovës.Abdullah Ramadan Tahiri.)
Ali HalimTahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
Kosovë.