August 3, 2024

Udhëtimin tim ka Drita – Korab Blakaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Udhëtimin tim ka Drita
Tu i ba kryq dimnat e pranverat
S‘due me ndalë asnjiherë

As tash
Kur n‘acarin e errsinave
Qytetet tona gjungla
U ngrinë
U nxinë

Zemren e kam zbritë në xhep
Gishtat me mi ngroh
Udhën me ma tregu
Kah me i qitë hapat
Mos me ecë gabim mas atyne
Që humbë e kanë drejtimin

Vazhdoj me ecë n‘kapërcyll t‘shekullit
Me zemren në xhep
Drejt Mikut që se shoh
E pres me Dritë mem la
Masi t’më lajnë me ujë …

Jo jo jo, s‘dua ujë
Dua të skuqëm inshallah

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com