Epokat e reja nuk do të thirren pa ty – Brahim Avdyli
Brahim (Ibish) AVDYLI:
EPOKAT E REJA
NUK DO TË THIRREN PA TY
-Bacës Adem,
me rastin e kalimit në përjetësi!…
1.
Kur i numroje
çastet e rënda të burgut
e dhunën e pandalur
në udhëkryqin e rrugëve
përcillja me lotë Orën e Madhe,
e një rreze Dielli
shpërthente
nëpër sytë e një shqiponje-
fluturonte rrebtë
në qiellin e pa skaj
të L I R I S Ë!
2.
Atëherë
e kuptoja mirë
njërën anë të përpëlitjeve
kthinave pa dritë
të burgjeve serbo-sllave
në vitet më të rënda
të shekullit martir,
me çasjet e pa numëruara
të vujtjes së madhe
nën shtrigën kohë!…
3.
Ti ishe
busolla e parë
e matjes
së epokave tona,
shqiptarinë
si fëmijë
e kishe nën dorën qetësuese
derisa po qante
pa shpresë
ndër padrejtësitë e mëdha
ku demoni përplasej
t`ia zë vendin
dritës së Krijuesit!…
4.
Pëlcitëm
nëpër të gjitha demostratat
protestat e tubimet-
shpiem kudo
portretin e rrezeve tuaja
si lajmëtarin
e thirrjeve të zemrës,
edhe nëpër epokat
apokaliptike.
5.
U ndala në një dhomë
të përlotem bacë
si nuk munda të shkruaj
edhe një varg,
të ngrihnim emrin tënd
mbi kohërat,
kur rastësisht
më buzëqeshe TI-
engjulli i Tokës
i vjerrur në sy,
sepse ishe
busolla e orientimit
nëpër shtërgata motesh!
6.
Pastaj qesha
me lotë të tharë
nëpër apoteozat e ditëve
dhe e kuptova
se të kisha TY
të pandarë kudo
shtegëtimeve të mia
e katrahurave
të dhembjes!
7.
Midis meditimeve
e kapa zemrën
të shtrënguar me dorë
derisa e shikoja
lartë flamurin,
dhe e kuptova
pjesën e dytë
të vargut peng-
kaherë të kishim ndryrë
në zemrat tona!
8.
Prej kohësh
vinin thirrjet tua
e dilnin nëpër gojën tonë,
brohorisnim kudo
dhembjet e trishta
apo ëndërrat e vjerrura
nëpër shtigje vargjesh,
derisa erdhi momenti
i fundit të bredhjes
nëpër kohë
e kalove
si pa u dëgjuar
ngadalë
pas dritës së Diellit!…
9.
Lavdi përgjithmonë
o Bacë-
të thamë,
sepse
epokat e reja
kurrë më
nuk do të thirreshin
pa fjalët tua!…