Sa më ka dashur vatani! – Landri Xhemalaj
Sa më ka dashur vatani!!
Do ti ruaj zile këmborë
Si relike le të jenë
Do ti var në degë të lisit
Ti tundë era ndonjëherë
Kur të fryjë e të gjëmojë
Më e madhja le të bjerë
Dhe nga gjumi të më zgjojë
Do dal të mbaj vesh në derë
Do dal,fortë të sokëllij
Si një kohë edhe njëherë
Do bëj sikur kam mandrinë
Mallin me erën do nxjerr
Le të tremben egërsirat
Uqër,çakenj e të tjerë
Ta shohin se jam në këmbë
Dhe nuk vdiqa dhe ktë’ herë
Sharkun te lisi do shtroj
Krrabën da lë në këmbë
Do ti lë ashtu të treten
Me stan,vatha edhe tëndë
Do të mbledh hallkat e qëne
Sherqet, vedrat e shkopinj
Do marr rrugën të bëj trama
Me gabel e arixhinj
Trastën do ta var në kalë
Një copë bukë ,dy kokrra qepë
Me vete një shishe dhallë
Kam zënë mullën që në djep
Qyqja të vijë të këndojë
Përmbi mure ,përmbi pemë
Sa me mall do ti kujtoj
Se si qemë edhe si mbemë
Kur të më shikoni rrugës
Mos më flisni po më shani
Nuk më do kurrë dheu i botës
Sa më ka dashur vatani
Vlorë 07:05:2021