Fjalët e zemrës – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fjalët e zemrës

Nuk jam skulptor e të bëj skulptura,
Por ca fjalë zemre do ti gdhënd.
Nuk thyhen lehtë, nuk janë fraktura,
Po të bëra enkas për trupin tënd.

Nuk jam qepës rrobash, por do qep,
Dy zemra që kurrë të mos shqepen.
Fjalët të lindin në atë maternitet,
Ti kenë zemrat si gjak për veten.

Këto fjalë kurrë diellin nuk e shohin,
Kurrë s’dalin në qiell të hapur.
Dy zemra brënda si diell ngrohin,
Fjalët e zemrës te zemra janë kapur.

Nga libri “Nektaret e një Mërgimtari”.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com