August 7, 2024

N‘lot Strukun – Avni A. Neziri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

N‘lot Strukun

(Avni A. Neziri)

Jetë qenqe e trazuar
n‘gur‘bet të mallkuar
mbi supe gjith samarë
më i rëndë se për gomarë

rëndë, shpirti i vogël kjanë
m’u dridh bota e tanë
se ç’më trazuan zemrën,
m‘pikoj loti, gurë i ranë

lëvizje e tollovi shpitnore
atje, këtu mëndja e koka
dy e ca shtëpi për sy
rehati as për mua as për ty

cicërima fluturimthi
loti yt theu zemrën time
shpirtninë kudo me ty
të t‘largoj lotin në sy.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com