Në botën e poetëve – Rrahim Billa
Në botën e poetëve
O njerëz… nëse ju deshironi.
Në botën e poetëve , ejani të jetoni.
Botë plot shkëlqim , është një tjetër botë.
Parajsa nga qielli , e zbritur në tokë.
Por fjalët e mia , ju mos i besoni.
Në botën e poetëve , futuni…shikoni.
Poetët s’i pëfillni , ndaj dhe nuk i njihni.
Dhe botën e tyre , as ëndërr se shihni.
Bota ku jetoni , fort duhet shkundur.
Vlerat njerëzore , pak nga pak…humbur.
Kaq shumë vuajtje , kaq shumë padrejtësi.
Shekujt ecin tutje , ju prapë n’skllavëri.
Veç për vampirët , kjo botë është e mirë.
Se me gjakun tuaj, plotësojnë çdo deshirë.
Pasuritë e botës , ata kanë në duar.
Vazhdojnë t’ju pijnë gjakun e s’kanë të pushuar.
Thua janë perëndi , a të zbritur prej qielli.
Pa pëlqim të tyre , as dritë nuk bën dielli.
Por nuk ju vë faj , të tillë kanë zanatin.
Kush pranon skllavëri , vetë e shkelmon fatin.
Poetët s’pranojnë , prangosje…skllavëri.
Fluturojnë lartësive , në qiell…në liri.
Porsi Prometeu , luftojnë të paepur.
Dhe pse rrezikojnë e në flakë janë djegur.
Ata janë të qartë , si drita e diellit.
Se bota e tyre , është parajsë prej qiellit.
Botë ku nuk kanë vend , luftërat… padrejtësitë.
As vampirë e monstra , me gjithë ligësitë.
Për të gjithë njësoj , jeta është e çmuar
Bota buhet shkundur…prej llumit , pastruar.
Kur për të gjithë njerëzit , jeta është pranverë.
Është botë e poetëve , që lulëzon përherë.
6 / 9 / 2020
Rrahim Billa , Albania
(Tëgjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)