Detin ta kishim të dy! – Ylli Pollogati
Detin ta kishim të dy!
Pishën pranë detit bilbili e kishte lidhur me një këngë, shpirtë pranvere…
Eci, e tingujt e asaj kënge më ndjekin pas,
vetëm atij shtegu ndihet
ajo këngë e vjetër, therëse në asht.
Shtigjeve të reja të pashkelura renda
Erë e piku i
padukshëm fytyrën më rreh,
Lotit shoh fytyrën
kriposur nga deti
Asaj kaltërsie qielli e deti një hije më flladiti…
Valët nxitojnë bregut,
përplasja e tyre më bëhet gumëzhima njerëzish, pa njerëz…
Puhia, shkumës shkruante “Të dua”
Portretet mbi det shihja, dashurinë e parë kujtonin,
shkëmbit lidhur…
Thinjat grindeshin me detin!
Të etura prisnin
Ku prej saj deti merrte etjen
Ajo qëndronte mbi mua re,
me puthje tingull i ëmbël…
Kraharorit dilte fuqishëm një zë, mbyste çdo zhurmë dallge
Detin ta kishim të dy,
me fjalën:”Të dua”
lidhur flokëve të resë…!
YP@Maj2021