I lutem zotit tim – Kasam Shaqirvela
poezi nga poeti, Kasam Shaqirvela,
I LUTEM ZOTIT TIM
I lutem zotit tim
(për mua dhe dashamirët)
O zot…
ma largo…
mllefin e mendjes,
ligësinë e shpirtit,
pelinin e zemrës,
të lutem zoti im, se
për të bëmat jo të mira
jam gjithmonë në pendim.
*
O zot m’i afro
njerëzit e mirë
rreth meje,
o zot m’i largo
njerëzit e këqinj
nga unë.
*
O zot…
Ma jep durimin, që
të mos bie në provokime
dhe të bëjë gabime
ma hiq dhe zemërimin
që njerëzimit dëm mos t’i shkaktojë
ma shto dashurinë për njerëzit
që të mos mbetem i vetëm
ma hiq dhe xhelozinë se,
dua njëmend të përparojë.
I lutem zotit tim
edhe për dashakeqët
t’ua kthjellojë mendjen
e t’ua shërojë pasionin
dhe tua heq perden e syve
për ta parë dritën!
*
Ah, po….
i lutem të Madhit Zot
për çdo të lumen ditë
të më mbrojë në rritë…
të mos ndodhem i hutuar
të mos kem shkas për të gabuar
të këqijat të m’i largojë
dhe të mirat të m’i afrojë,
të më japë vullnet e dëshirë
që të punojë si është më mirë
Agim të Bardhë Kombin tim
urojë nga zemra….
t’i ketë gdhirë…
shpirt e zemër t’i ket të lirë.
*
Dhe për lutjet, Zotit, që ia drejtojë
jam me shpresë se do të m’i pranojë
edhe unë vetë do t’i ndihmojë…
kurrë në jetë keq s’do të veprojë
as për vete e as për të tjerët
e lëre më të këqija t’u shkaktojë…!
© Kasam VELA