Nëse ti… – Valbona R. Hadri
Nëse ti…
Nëse fshehesh pas fjalës së dhënë
dhe ndryshon qasjen
duke menduar se s’është kuptuar fjala e dhënë
Atëherë puno më shumë për ta kuptuar veten tënde
Nëse hyn në ëndrrat e tjetrit
me qëllimin e gjetjes së fajësisë së pa qenë
Ke shembur murin e lumturisë tuaj
Nëse ti nuk gjen mundësi për të shijuar
ëmbëlsinë e një dite gëzimi
ti do të kridhesh në vorbullën e kacafytjeve
me shumë të humbura
Nëse ti kërkon nga tjetri mbështetje
dhe arroganca të ka mbështjellur me krenari të rreme,mos harro se je hudhur në greminë
për t’i mbledhur farat e zezë nga të cilat u ngjize ti.
Fundi se sa ofrove në ruatjen dhe përmbushjen e dashurisë e pashë.
Tani hapi sytë dhe shiko harrimin tënd
me krah engjëlli.
14.05.2021
Valbona R.Hadri