August 9, 2024

Nisja për në det – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nisja për në det

Në shikimin tim mbeti një gjol bore Sharri
pjesa tjetër kaltërsi e kaltër
qiell qiell edhe det
dhe ti atje më pret

nisja një pritje që shkurtohet këmba-këmbës
kujtimi i vjetër stërgjyshor i barrës së kripës
zgjohet nga fundet e mendjes
dhe ecin malet e ashpra

në lartësitë e pamata shqipja
endet vigjëlon mbi burimet e kthjellta të shpirtit të lashtë
pastaj shpërthen kënga në ritmin e fluturimit
udhës së shkurtuar qindherë

po prehem zemrës së bukurisë së shtrirë
qenja ime rritet midis lulesh e therrash
prej malesh të serta deri te deti i kaltër
edhe unë po rritem i blertë i kaltër i bardhë

te ti i përmalluar duke ardhë…
për një përqafim të kaltër të ëndërruar
sa gjatë sa gjatë…

16 maj 2015,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com