Takimi me Çajupin – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Takimi me Çajupin
Në parkun e blertë takova Çajupin
të zeshkët serioz
mustaknxirë
buzëqeshjen e harruar
me siguri te Vajet
diçka i vetëtonte te sytë
po e shikoja
vetë i dytë vetë i tretë
pastaj frynte
një erë e lehtë
ku ta dija se natën vonë
atje lart në Dajt
do ta takoja shikimturbull
në letra doktori
atë doktor Adhamull
14 maj 2016,Tiranë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com