Vite fundjete – Muça Vladimir
Vite fundjete
Këto vite fundjete
I ruaj si kopshtar i mirë,
Dhe pse syri
Mbi të bukurën pushtetin shtrin,
Si deputeti që s’foli njëherë
E në seancën e fundit
Bëhet bilbil.
Më shumë se Kazanova
Sytë e buzët me vitet lëpihen,
Pa kursim kënaqemi me veten
Si fëmija me lëpirësen,
Si çifte aktorësh në role banale,
Ku ka rënë ndjeshëm bursa aktoriale.
Oh këto vite fundjete!…
E humbin dhe ndjesinë e botës,
Ndjen veç tingull të qiellt kambane,
Me shungëllimë në humbellat e kohës.
NJË RROTË
Në Gradishtë,
Në Tërbufin e tharë,
Karrocat e dorës me një rrotë
Ngrenë trasenë malë,
Me një rëndje aksionistësh,
Rrota kërcëllijnë
Sa çahet qielli anembanë.
Trak truk,trak truk,
Varg mes lumit të Vdekur Seman,
Mes korit të bretkocave
Mbisundon gjumërimi njerëzor,
Mes fytyrave malarike,
Në kuqëlimin rrëmbyes të diellit.
Karroca me një rrotë,
Çlirim njerëzorë
Shpëtheu nëpër botë,
Që ditën e parë të shpikjes,
Ku në hapsirat e lindjes
Mbajti mbi shpinë mundin shoqërorë.
Gjithnjë një rrotë,
Shpikja e madhe,
Në mijëra vite
Lëvriu një botë.
Aksioni hekurudhës 1967
NËNË LIDES
“Lide shtrazës”
S’më ndahen kujtimet e largëta,
Mbi urën Erzen më vinë vagëlluar;
Nën hijen e bajames Nënë Lidja
Më qaset me fytyrë të shenjtëruar.
Mpleksen copëzat e kujtimëve
Si ojna mbi napën e bardhëruar;
Vjel mbi to buzëqeshjet e ëndrrave,
Mes dashurish, përmalluar.
Më qetojnë kujtimet e largëta,
Në bajamet e pjekura mbet shikimi,
Nënë Lide! Nënë Lide thërret zemra!
Mes ngulmëve të mosharrimit.