August 4, 2024

Zjarri i mallit – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

–Zjarri i mallit–

Dola një ditë nga fshati
Të shikoja vendin tim
Sikur kish kaluar lugati
Ja dhashë fortë një ulërimë

Nga fshati s’kish mbetur gjurmë
Gurët ,marrë arratinë
Shikoja të gjeja rrugën
Mbeta si kau në brinjë

Mu drodh shpirti,mu drodh zëmra
Desha te gjeja shtëpinë
Kur i pash muret të rëna
Sikur ra një vetëtimë

Mu bë se dëgjoj një zë
“Qenke gjallë o zoti im?”
Foli dheu a foli pragu
Më vanë lotët si burim

U ula të dredh duhan
Nga xhepi nxora kutinë
Për nën gurë doli një gjarpër
Mu duk si një ngushëllim

Më shikonte ,e shikoja
Mu duk se më shkeli synë
Desha që ta përqafoja
Të nxjer mall,të heq mërzinë

Zjarrin e mallit të shuaja
Me gjarprin e vendit tim

Vlorë 15/05/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com