August 7, 2024

Britmë në shkretëtirë – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Britmë në shkretëtirë

Do të bërtas aq fort , sa qielli të thërmohet.
Për ato krijesa me zemër e shpirt të plagosur.
Për fëmijët që po vdesin prej urisë , edhe
qielli zëmërohet.
Këta ëngjej si drita , sikur për së gjalli i kemi murosur.

Si një shigjetë e helmatisur , në zemër më ka mbetur.
Ajo buzëqeshje e ngrirë e fëmijëve të uritur.
Kur të vdes…ta dini…as dheu nuk ka për të më tretur.
Shpirti s’do të gjejë qetësi , as në varr kur të kem zbritur.

Më thonë erdh pranvera. Por unë them jo
– jeni të gabuar.
Se lulet nuk kanë aromë , lulet shëmbëllejnë me pika loti.
Ku janë sot , ato mijëra fëmijë që vdiqën urije , apo nga lufërat të masakruar?…
E nëse mallkimi nuk vjen pre tyre , patjetër do na mallkojë zoti.

Nga zonat e luftës , mijëra fëmijë ikin për të shpëtuar.
Me qindëra…si gurë diamanti , fundi i detit…i mban në gji.
Jeta e miliona fëmijëve , prej urisë e kërcënuar.
Me mijëra fëmijë…shiten si skllevërit…
si në lashtësi.

Kam parë fëmijë që kërkojnë bukë…me lot në sy.
Miliarda dollarë ka dikush…e prapë vazhdon t’i shtojë.
Më vjen çudi…si i lejon zoti , gjithë këto padrejtësi.
Vetë njerëzia…këto padrejtësi , nuk duhet t’i pranojë.

Ata lotë të zjarrtë…në ata sy , jashtë mase të trishtuar.
Ta plagosin shpirtin e zemrën ta djegin…
ta bëjnë shkrumb e hi.
Mos vallë , kaq të pashpirt…zoti na krijoj ,
apo na ka mallkuar?!…
Dhe bëjmë sikur se shohim , këtë turp për botën…këto padrejtësi.

Do të bërtas aq fort , sa qielli të thërmohet.
Fëmijët i japin botës…shkëlqim drite e madhështi.
Edhe në gjumë letargjik , nëse është bota…duhet të zgjohet.
E këto krijesa hyjnore , t’i mbrojë nga çdo rrezik e padrejtësi.

E di se britma ime , është britmë në shkretëtirë.
Por unë do të bërtas , britma të dëgjohet në kupë të qiellit.
Të më vrisnit mua , do të ishte shumë më mirë.
Por engjëjt jo….se botës po i vrisni…dritën e diellit.

Rrahim Billa / Albania
20 / 11 / 2020
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com