Bukur këndon gjeli – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bukur këndon gjeli
{ Për fëmijë }
Bukur këndon gjeli
Çdo mëngjes për ne,
Zgjohuni o fëmijë
Filloi ditë e re.
Ti gjel nga koteci
Çdo herë që këndon,
Këngën tënde të bukur
Asnjëherë s’ndryshon.
Nuk i shiqon stinët
T’jetë dimër a verë,
Të njejtën melodi
E thua çdo here.
Kënga e jote s’ndërron
Në borë e në shi,
Në vapë e në acar
E njejta melodi.
Fëmijëve çdo mëngjes
U jep porosi,
Pastroni sy e faqe
Një gotë qumësht me pi.
Një rriskë buke lyer
Me mjalt a marmelatë,
Në shkollë kur të shkoni
Barku mos jetë thatë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com