Lumë i mallkuar – Venetike Cako Miraka
Lumë i mallkuar
Varur krahët një pulëbardhë, me stuhitë matej ajo,
Rendej sipër mbi acar, syri i saj – flakë i rrufeve,
Bashkë me erën fluturonte dhe pse ngrirë ishte kudo,
Mallkon lumin turbulluar, kthemi zogjtë që m’i rrëmbeve,
Pret e gjora krahëthyer, lumit endet, zemra qan,
Qofsh mallkuar, lumë i trazuar, me urrejtje çirret, flet,
Ti, kur brigjet zë e fryn s’di kë merr e kë përrlan,
T’u thaftë shtrati lumë i praptë, brigjet tua mbetshin shkretë.
Do të qeshi koha për mua, kur ty brigjet të jenë tharë,
Zemrën do ma ngrohi dielli, dhe kur akulli të ketë shkrirë
Edhe shpirtërat që ke mbytur do të kthehen si gjyqëtar,
Kur lirinë të kem fituar, më s’do të matem me stuhitë.
Venettike Cako