Mallë për motrën – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mallë për motrën
Më mori malli më mori
Për pak motër
Për pak erë motre
Sa e sa mote
Nëpër ditët e mia
Endet fryma jote
Edhe natën endet
Anise kemi ndërrur vendet
Më mori malli më mori
Edhe kur zbardhi
Edhe kur u err
Te oborri
Në fushën e shpirtit tim
Një gjeratore
E sillet një ngashërim
Pa pushim
Më mori malli më mori
15 maj 2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com