Një zemër e fortë – Xheladin Halili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Një zemër e fortë
Ia copëtuan zemrën,
se e goditën fort,
me hirin e këtij prushi,
deshën t’ia mbulonin rrahjet.
S’e veshën dot në të zeza,
edhe pse rënkonte përditë.
Sytë s’ia panë nga lotët që i rridhnin,
ia zvogëluan ata sy të mëdhenj,
e qerpikët fort ia rënduan,
por sytë e zemrës asnjëherë.
S’mund t’i vrisni shpirtin,
S’e s’ia shihni dritën,
një shpirti që s’njohu errësirë,
jo s’mund t’ia merrni dot;
as djall as egërsirë…
Po ç’zemër keni,
kur zemrat i përvloni,
po ç’sy keni që nuk shihni!?
Pse thoni se keni një shpirt,
kur të pashpirt ju njohim!?
~Xheladin Halili
Viti, më 15.05.2021
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com