Princeshes Shkodrane – Luan Kalana
Princeshes Shkodrane
“SADIJE AGOLLIT ,bashkeshortes” -vjersha e 7
..(mare nga cikli “Amanete e Dritetorit” fq.85.)
-Për Sadijen kam ca llafe me vlerë,
I kam shkruar në një copkë letër,
janë kujtime bashkëshortore jete,
mbështjellë me shamiçkën e nënës,
si hajmali në një sepetkë të vjetër.
Po të shkosh në Shkodrën loce,
atje ku ke thurrur ëndrrat fëminore,
në themelet e kalasë së Rozafës,
nën një gur të legjendës gjej shkronjëtoren.
Fëmijëve, nipërve e mbesave tanë,
u thuaj që janë nga një anë,
nga kanë nënën e babanë,
Devoll e Shkodër një gjak janë,
mos mburren me të anë,
ashtu si ka thënë At Mjeda,
“gegë e toskë një asht Shqipnia.”
Vjershat e letrat e fletorkave,
mblidhi nga blloçkat ku janë,
bëji një libër, ”Kujtimet e Gruas”,
mos thur himne për mua,
shpirti im tërë jetën për ty u drithërua,
paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.
@ -Luan Kalana,SHBA.
ish Mesues letersie Menkulas Devoll.
“Amanet po të le, ma mbaj emrin, Sadije,
je një grua e nderuar, gazetare e talentuar,
pa ty jeta ime s’kish të shkruar,
mbesat të ngjasin ty, princeshë Shqipërie.”-D.A.