Hasret pleshti i Dardanisë – Meti Belaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Hasret pleshti i Dardanisë
Poet nuk është!
Profet–jo.
Besa as shkencëtar.
Nuk njihet aspak për dijetar!
As në ara kush së zuri,
t’i thotë të pakten
puna e mbarë!
Kaleron tipi ndër bisht të kalit,
herë në fund, e herë në krye t’pazarit.
Nuk qanë hallin për djersë të atkisë,
kërkon strehim nën bisht të dhisë.
Hasret pleshti i Dardanisë.
m.b.
Meti Belaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com