Është e shenjtë familja – Rrahim Billa
Është e shenjtë familja
Është e shenjtë familja.
Ç’është gjithë kjo dhunë?!…
Nëse je njeri…
Vër trurin në punë.
Kur je egërsirë.
Mes njerëzve ç’kërkon?!…
N’ mal tek një rrëpirë!
Ke vend… dhe jeton.
Të vrasësh… të mbysësh…
Tmerr… veç ta mendosh.
O egërsirë pylli
Pa tru… kafkën bosh.
Kur je egërsirë
Kërko fisin tënd.
Ndër pyje i ke
Mes njerëzve s’ke vend.
Zot me ty çuditem!…
Në kokë si të mbiu?!…
Krijon egërsira
Me fytyrë njeriu.
Bashkë me egërsirat
Kështu të përzjerë.
Ëndërr e trishtuar
Një jetë e pa vlerë.
Të lutemi o zot:
– Do të ishte mirë.
Ta dallojmë nga pamja
Kush është egërsirë.
Mes nesh egërsira!…
Prej tyre po vuajmë.
Egërsinë e tyre
Aq shtrënjt po paguajmë.
STOP! dhunës n’familje
Nuk luhet me shenjtërinë.
Është e shenjtë familja
Për gjithë njerëzinë.
Mars , 2020
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)