August 7, 2024

Fati i popullit tim – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fati i popullit tim

O populli im
I urtë
Të përgjumur
Nuk të dua
Hap sytë edhe shiko
Fatin tënd…
Nën këmbë
Kush e ka…
E nëse është
Nën këmbët e mia
Shtypma kokën mua
Me zjarr mbro fatin tënd
Se nuk bën…
Asnjë hata.

Ca monstra…
Idiotë…
Të shkelin fatin tënd?!…
E ti veç bën sehirë
E për tokë…
nuk i shëmb?!…
Fati yt…
Kaq i zymtë…
Si mënxyrë?!…
Këto monstra
Bijtë e tu…
Më të mirë?!…
Ah!… Jo!…
Jo për besë…
Unë nuk e besoj
Në mos…
Truri do t’më ikë
Se nuk mundem të duroj.

O popull
Fol pra
Bijtë e tu…
Ku i ke?…
Ata që jetojnë
Veç për komb
E për atdhe
Ndër të gjallët
Nëse nuk ke
Mos më thuaj
Në zemër…
Mos më therë…
Se mjaft po vuaj.

A thua…
Të jetë… e vërtetë?!…
Ky vend…
Të ketë mbetur…kaq i shkretë!…
Si mundet…të mbetet
I shkretë dheu?!…
Ajo tokë , ku ka lindur
Skënderbeu
Toka që i lindi , Rilindasit tanë
E në gji i mban
Por të gatshëm janë
T’gatshëm në çdo kohë
Veç presin një zë
Ata për atdheun
Nuk kursejnë asgjë
Ata veç për kombin
Jetojnë…
Kurrë nuk vdesin
Zërin e atdheut
T’i thërrasë…
E presin…
Zëri i atdheut
Pse nuk i thërret?!…
Shqipëria lëngon
Prej shumë kohësh pret
Ta bëjmë Shqipërinë
Ose të na përpijë dheu
Se zvarrë nuk ecet…
E as nuk na falin
Rilindasit…
Nënë Tereza…
E Skënderbeu

1 / 5 / 2020
Rrahim Billa / Albania
Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com