August 6, 2024

Lazgushi në Prizren – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lazgushi në Prizren

Qetësisht po ec buzë lumit tim
çast i bardhë i papërsëritshëm
Lazgushi përshëndet pëllumbat
qiellit dëshirim mbi sy pëllëmba

endet poeti qytetit zbardhëlluar
më lart Sharri rrezesh i flakëruar
flokët bardh-o si e sivjetit dëbora
syrit të paplakur u end loti sa ora

herë ngritet drejt mrekullive dora
pastaj te kroi një përkulje dhe ujë
rreshqasin hurpat gjoksit flakëruar
zjarr bubulaku aty është strehuar

shkëndijë frymëzimi bukur rreshtuar
në shpirtin e thellë na qenka paluar
fjalë pas fjale valëve na janë fërflluar
shikimi paqtor ende në të kërkuar

24 maj 2015,Prizren

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com